Rozë

“RIP Agolli”/ Modelja shqiptare bën gafën e madhe në tentativë për të nderuar Kadarenë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 02 July 2024

Dje u nda nga jeta shkrimtari Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare.

Shumë reagime erdhën nga personazhë të njohur dhe jo vetëm, mirëpo një reagim i ardhur së fundmi ka bërë një bujë të madhe kudo nëpër rrjet… por jo për mirë.

Bëhet fjalë për modelen shqiptare Megi Luka, e cila ka dashur të reagojë për vdekjen e Kadaresë në rrjetet e saja sociale por për fat të keq ka bërë një gafë e cila nuk mund të lihej pa u vënë re.

-Advertisement-

“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, shkruan kështu modelja përbri një poezie të Agollit të cilën e kishte ndarë në “Insta Story’’.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy