“Tani nis një tjetër kampionat”, Mbappe: Maska më pengon vizionin!
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 01 July 2024
Franca është gati për ndeshjen e raundit të 1/8, aty ku i pret një sfidë e madhe si ajo ndaj Belgjikës. Kylian Mbappe, në një intervistë për “AS”, theksoi se tashmë është koha që kombëtarja të shndërrojë në gol rastet që krijon dhe të mos i shpërdorojë ato, ndërsa shtoi se maska e vendosur prej hundës së thyer e pengon me vizionin në fushë.
“Në momentin e parë, nuk mendova se ishte një dëmtim i rëndë. Më pas më thanë për hundën e thyer, u pashë në pasqyrë dhe mendova se Europiani ishte mbyllur aty. Por, jam i lumtur që ende po e luaj atë edhe pse është e vështirë, maska të pengon me vizionin në fushë. Është e bezdisshme, por unë nuk kam zgjedhje tjetër.Ndeshja me Belgjikën? Tani nis një kampionat tjetër, Franca duhet të ringrihet pasi në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur. Duhet që shanset e krijuara t’i shndërrojmë në gol. Ndeshjet tani janë me eliminim direkt dhe nëse nuk fiton, atëherë e sheh veten me pushime. Por, ne kemi lojtarët, stafin dhe kapacitetin për të përballuar të tilla sfida.
Real Madrid dhe Courtois? Nuk jam ende në grupin e WhatsApp të lojtarëve të Real Madrid, shpresoj që të mos vonojë edhe shumë kohë diçka e tillë. Ende nuk kam folur me Courtois, por e njoh atë. Është mirët për të që nuk është me Belgjikën, pasi kundër meje do ta kishte shumë të vështirë”, u shpreh Mbappe.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































