DEJA VU? KURTI DHE VUÇIQ PËRSËRI NË BRUKSEL
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 26 June 2024
Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel nga shtatori i vitit të kaluar. Nga atëherë dialogu ka qenë praktikisht i ngrirë. Nuk e ç’ngrinte aspak “diplomacia fluturuese” e Lajçak dhe ndërmjetësuesve të tjerë të fuqive të mëdha, si Eskobatii SHBA-ve, që e vizitonin Prishtinën dhe Beogradin, takonin Kurtin, pastaj Vuçiqin, vetëm për t’ua përkujtuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, që të gjorët e “harronin” se e kanë pranuar si obligim.
Askush nuk pret asgjë nga ritakimi Kurti – Vuçiq më 26 qershor 2024. Edhe Boreli, që ua dërgoi ftesën, deklaroi se s’ka pritje nga takimi i tyre. Po, pse i ftoi atëherë? Mbase me i pas pranë në fund të fazës së dialogut që lehtësohej nga ai dhe Lajçak. Ata duhet të bëjnë raport mbi arritjet dhe dështimet, që i mbetet lehtësuesve pasues (Lajçaku mbetet?) Pas zgjedhjeve në BE e së shpejti edhe në SHBA, a do të ketë dialog tjetërfare?
Porosia e lehtësuesëve mendoj se sonte do të jetë: Mos ushqeni iluzion për dialog jashtë kornizës së parimeve dhe marrëveshjeve tashmë të arritura. Në esencë, baza e dialogt mbeten marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që edhe te Marrëveshja e Ohrit i afirmon duke ua shtuar një kompromis për një mezofazë zbatuese, që normalizimin e raporteve ndërshtetërore Kosovë-Serbi e le pa njohje të plotë të ndërsjellë. Ky solucion zëvendësohet me njohje faktike të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Këshilla e dytë për Kurtin dhe Vuçiqin besoj se do të jetë të mos bëjnë më obstrikcionet e dialogut duke llogaritur se mund të ketë zgjidhje më të avancuara “jokompromise”. Atë çka e synon Vuçiqi përmes projektit të “botës serbe”, e çka edhe Kurti po mundohet të bëjë duke hapur filialat e Lëvizjes Vetëvendosje në trojet shqiptare, vështirë mund të realizohen në rrethana të rendit aktual botëror, me shpresën se ky rend mund të shembet, Kjo llogari është me reziqe të mëdha. Është e vërtetë se rendi aktual ka luhatje, por skenarët pasuese të shembjes eventuale më gjasa do të çojnë drejt pasojave katastrofike për krejt planetin, dhe ka pak shpresa se në atë katrahurë do të ketë zgjidhje paqësore, nëse ajo kërkohet jashtë kuadrit të ombrellave të integrimit në EU dhe NATO. Serbia edhe mund të kërkojë integrime me shtetet diktatoriale, çfarë ka propozuar dje personi non-grata A.Vullin, një politikan antipërëndimor i afërt me Vuçiqin, por asnjë politikan i Kosovës nuk e ka luksin e kërkimit të aleancave jashtë atyre euroatlantike.
Kurti ka udhëhequr një politikë tejet miope të minimizimit të rëndësisë së dialogut dhe të moskoordinimit me partnerët strategjik perëndimor. Kemi humbur kohë dhe substancë edhe në përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit. Andaj është krijuar përshtypja se grindjet e Kurtit me Perëndimin i ndihmonin Vuçiqit dhe jo Kosovës. Ky konstatim nuk është vetëm perceptim. Është evidente se Kurti dhe Vuçiq, me politikat që udhëheqin edhe pse shaheshin mes veti dhe dukeshin tejet të armiqësuar, me mënyrat se si në tri vitet e fundit kontribuon në erozion e dialogut dhe moszbatimin e marrëveshjeve, prodhuan kundërefekte sikur e kanë qëllimin e njejtë dhe për pasojë shkaktuar edhe humbjen e besimit te aleatët strategjik tanë, ku moskoordinimi me ta u tregua si politikë shumë dëmtuese.
Latinët e kanë lënë një sentencë domethënëse: Nomen is omen (Emri është shenjë) që sot e kujtova kur mendova për një afërsi të rastësishme që e kanë kuptimet e mbiemrave Kurti dhe Vuçiq. Kurti është emër i huazur nga turqishtja, me kuptimin Ujk, Uka. Vuçiq në serbisht është deminutiv i fjalës Ujk, që e ka edhe kuptimin “Klysh Ujku”.
Nuk po them se kjo paracakton fatin e dialogut dhe zgjidhjen për Kosovën. Vetëm se në demokraci vjen edhe koha e zgjedhjeve vetëdijësuese kur sovrani kupton se nuk është thjesht torishte delesh të manipuluara për Ujqit dhe Klyshujqit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...