Lajme

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan – 15 muaj burgim për të akuzuarin

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 24 June 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 muaj burgim të akuzuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ai gjithashtu është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh edhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

-Advertisement-

“I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjete (15) muaj për veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar, i cili dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 23.06.2023, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”.

I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj edhe për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, e që konform nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i zëvendësohet me dënimin me gjobë, në shumë prej dymbëdhjetë mijë €uro (12.000 €), të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata komfor nenit 43 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet €uro (20 €), për një ditë burgimi”, thuhet tutje në komu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera