Kosova partneri kryesor i Shqipërisë për eksportet në rajon, ndërsa Serbia në vend të parë për importet
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 21 June 2024
Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën rreth 10.5 për qind të volumit tregtar ku përfshihen importet dhe eksportet.
Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv me +2.7 miliardë lekë [26.5 milionë euro], ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar me -645 milionë lekë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, Shqipëria rezulton me sufiçit tregtar.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën me të cilat shkëmbeu respektivisht 3.8 miliardë lekë dhe 1.3 miliardë lekë, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 30.1 për qind në Bosnje-Hercegovinë, 35.2% në Malin e Zi dhe 11.2% në Serbi.
Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet vetëm me Kosovën, nga i cili morëm 1.15 miliardë lekë mallra ose 9.1 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa me vendet e tjera vlera e importeve ka shënuar rënie nga 11.4 për qind me Malin e Zi deri në 32.9 përqind me Serbinë. Ndërsa lidhur me importet në vlerë rezulton se Serbia është burimi kryesor për vendin tonë, pasi vetëm në muajin maj të vitit aktual importuam 1.8 miliardë lekë mallra.
Të tjera
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...