Lajme

KRU “Prishtina” nis shkyçjet në objektet që kanë borxhe

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 19 June 2024

Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur një aksion të ri që fokus kanë borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë. Aksioni ka filluar në lagjen “Veternik”.

Për aksionin ka folur zëdhënësja e kësaj kompanisë, Arjeta Mjeku. Ajo ka thënë se mos pagesa e ujit konsiderohet vepër penale, sipas saj çdo biznes i cili nuk i përgjigjet obligimeve do të ndëshkohet.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera