Rozë

Mozzik flet për njohjen me Lotinën: Nuk ka qenë rastësi…

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 18 June 2024

Vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një interviste që këngëtari i mirënjohur Mozzik zhvilloi, foli për herë të parë për lidhjen e tij me Lotina Hazirin.

Ai u shpreh se romanca me partneren e tij të re është gjëja më e bukur që i ka ndodhur por nuk e ka lënë me kaq. Në një intervistë tjetër ai ka treguar pak më tepër detaje nga lidhja e tyre teksa është rrëfyer që ka qenë vet rap-artisti që i ka shkruajtur i pari asaj. Por, jeta i përballi së fundmi në rrethana të tjera.

“Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur dhe sado që t’i japësh anë kësaj teme, në atë kuptimin. Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera