Si të ulni nivelet e larta të yndyrave në gjak
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 17 June 2024
Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti shpesh hasin probleme me menaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar. Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit të Zemrës, ndryshimet në mënyrën e jetesës shkaktojnë një rritje të nivelit të yndyrnave apo triglicerideve.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll janë: kontrolli i diabetit, aktiviteti fizik, humbja në peshë dhe lënia e cigares.
Gjithsesi ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.
Cilat janë produktet që shkaktojnë nivele të larta trigliceridesh?
Sheqeri
Sheqeri në formën e fruktozës, është shumë i lehtë që të tejkalohet doza e nevojitur ditore e tij.
Duke qenë se fruktoza gjendet më së shumti tek frutat dhe shtohet tek shumë produkte si një ëmbëlsues, personat që vuajnë nga trigliceridet duhet të evitojnë ngrënien e tepër të tyre.
Nëse vuani nga diabeti këshillohuni me mjekun rreth dozës ditore të frutave që ju mund të konsumoni. Për më tepër frutat janë të pasura me fibër, gjë që e ngadalëson përthithjen e fruktozës nga trupi. Ndërsa produkte si akulloret, lëngjet e frutave, pekmezi, reçeli, apo kompostot duhet t’i evitoni.
Yndyrat
Yndyrat e ngopura zakonisht gjenden tek ushqimet e skuqura, tek mishi i kuq, tek lëkura e pulës, gjalpi, të verdhat e vezëve. Po ashtu tek margarina, bulmeti dhe tek produktet e fast-food.
Të gjithë personat që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve, duhet që t’i shmangin këto ushqime sa më shumë të munden. Në vend të mishit të kuq apo pulës së plotë, përdorni peshk apo pjesë pa shumë yndyrë të pulës.
Drithërat
Drithërat e përpunuar ose ushqimet me përmbajtje niseshteje
Drithërat e përpunuara kanë përmbajtje të lartë sheqernash të shtuara, dhe zakonisht përgatiten nga mielli i bardhë, i cili ngre nivelet e triglicerideve. Këshillohet që të qëndroni larg produkteve të bukës së bardhë, makaronave të përgatitura me miell të tillë apo dhe picave, ëmbëlsirave, biskotave apo tortave.
Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit përveçse dëmton mëlçinë, nxit atë që të prodhojë më shumë trigiliceride.
Ushqime kalorike
Kaloritë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjatësisë dhe peshës së gjithsecilit. Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohet sasia e duhur. Nëse e tejkaloni limitin tuaj të kalorive ditore ju mund të rrezikoni që të rrisni nivelet e triglicerideve duke shkaktuar probleme në organizmin tuaj.
Të tjera
-
Thẹri për vdẹkje vëllain, flet kryeprokurori: Sipas informacioneve fillestare i dyshuari është me të meta psiqike
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku dyshohet se një perso...
-
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kạnosjen e dëshmitarit Mehmeti
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kano...
-
Burri rrạh gruan e tij në Ferizaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi që ka rrahur gruan e tij. Sipas ...
-
Vrạu vëllain me thịkë, policia jep detajet e fundit, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person vrau vëllain e ...
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...