Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 17 June 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-drejtorit, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj, i cili po ashtu kishte qenë profesor, vdiq dje në moshën 75-vjeçare.

“Profesori Sylë Tahirsylaj, vite me radhë ka udhëhequr Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veçanti për Sektorin e Meteorologjisë”, thuhet në komunikatën e IHK-së në Facebook.

-Advertisement-

“Me këtë rast, IHMK i shpreh ngushëllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë miqve të tij”.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy