Gjykata e Prishtinës shqipton 38 vjet burgim ndaj tre të akuzuarve dhe të miturit për vra*je të rëndë
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 13 June 2024
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur për çështjen penale ndaj të akuzuarve L.S, A.S, I.S dhe ndaj një të mituri.
Gjykata njofton se “i akuzuari L.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë ( 30 ) vite, për veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite burgim, për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i akuzuari A.S është liruar për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje.
I akuzuari I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (vite) e 4 (katër) muaj, për veprat penale Sulmi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I mituri është shpallur fajtor për veprën penale Lëndim i lehtë trupor dhe gjykata i shqiptoj masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i mituri është liruar për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.
Të akuzuarve L.S, I.S dhe A.S do iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit L.S, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim prej 30 (tridhjetë) vite.
“Detyrohen tre të akuzuarit dhe i mituri që në mënyrë solidare t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të Gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej nga 500,00 (pesëqind) € (euro), si dhe në emër të kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç të paguajnë shumën prej nga pesëdhjetë (50) € (euro), të gjitha këto në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në komunikatë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































