Lajme

“Arrestimi i shtetasve të Kosovës në Serbi”, Haxhiu: Ndërkombëtarët të bëjnë presion të ndalen veprimet e tilla

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 13 June 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i qytetarëve të Kosovës të arrestuar në Serbi nuk varet nga qeveria e Kosovës.

Ajo ka kërkuar ndihmën e partnereve ndërkombëtarë që të shtojnë presionin ndaj Serbisë që e njëjta të ndalojë veprimet e tilla dhe t’i lirojë të arrestuarit.

Haxhiu ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës saj është në komunikim të vazhdueshëm me të arrestuarit dhe familjarët e tyre.

-Advertisement-

“Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës atje ka qenë në komunikim te vazhdueshëm me ta por edhe me familjet e tyre. Është politikë e qëllimshme e Serbisë drejt qytetareve tanë. Andaj ne si institucione kemi qenë në komunikim, se a do të lirohen a jo, kjo nuk varet nga qeveria e Kosovës. Si ne te kaluarën dhe tani në vazhdimësi kemi veprime te tilla, kërkoj nga partnerët tanë te bëjnë presion ndaj Serbisë ti ndaloj veprimet e tilla”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera