Rozë

Diola Dosti doktoron në fushën e saj: Erolld Belegu zgjedh fjalët me të bukura për ta uruar

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 11 June 2024

Biznesmeni Erolld Belegu dhe nutricionistja Diola Dosti kanë disa muaj që kanë bërë lidhjen e tyre publike.

Ata shpesh ndajnë momente të bukura edhe me ndjekësit e tyre të Instagramit, shkruan lajmi.net.

Se fundi, Erolldi ka qenë ai i cili e ka uruar Diolën për një të arritur të sajën.

Nutricionisja ka doktoruar në profesionin e saj dhe ai ka zgjedhur disa fjalë të mëdha për ta uruar.

-Advertisement-

Ai e ka quajtur atë si më të mirën në fushën e saj si dhe është shumë krenar për arritjet e saja të jashtëzakonshme.

“Për të dashurën time: Urime për mbrojtjen e doktoraturës në Nutricion ! Të bëhesh e para me doktoraturë në nutricion në Kosovë dhe Shqipëri, pasi ke përfunduar tre fakultete dhe një MSc, është një dëshmi e shkëlqimit dhe përkushtimit tënd. Hulumtimi yt revolucionar mbi ‘Intolerancën Ushqimore në Spektrin e Çrregullimeve të Autizmit (ASD)’ tregon ekspertizën dhe pasionin tënd. Je më e mira në fushën tënde dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty dhe arritjet e tua të jashtëzakonshme!”, ka shkruar ai në Instagram.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy