Lajme

Bernard Kouchner anulon vizitën në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 11 June 2024

Përfaqësuesi i lartë i OKB-së, Bernard Kouchner dhe njëherësh edh ish ministri francez për Punë të Jashtme ka anuluar vizitën në Kosovë.

Në njoftimin e dërguar nga Ambasada e Francës në Kosovë thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve logjistike që lidhen me Kouchner.

“Ju informojmë se vizita e ish-ministrit francez te Punëve të Jashtme dhe Përfaqësuesit te Lartë te OKB-së, Bernard Kouchner ne Kosove, fatkeqësisht është dashur të anulohet për shkak te problemeve logistike te lidhura me udhëtimin e Dr Kouchner”, ka deklaruar Nexhmi Musliu nga Ambasada e Francës.

-Advertisement-

Ndërsa Musliu ka deklaruar se vizita do të realizohet sërish në një datë tjetër.

“Ju njoftojmë se vizita e tij do te realizohet ne nje date te mëvonshme. Ambasada e Francës shpreh keqardhje për këtë pengesë dhe falënderon sinqerisht Presidenten, Kryeministrin, Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e Prishtinës, Kuvendin komunal dhe te gjithë personalitetet e shoqërisë që pranuan te takohen me Dr Kouchner gjatë vizitës së tij”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy