Lajme

Ngritet aktakuzë kundër tetë personave të dyshuar për korrupsion, sekuestrohet një pronë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 10 June 2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave që dyshohen për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.

Në një komunikate për media, PSRK njofton se H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale “Lidhja e Kontratës së dëmshme”.

-Advertisement-

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”, thuhet në komunikatë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy