Sport

Juventus përforcon sulmin, bardhezinjtë marrin premtimin e vetë futbollistit

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 07 June 2024

Juventus është shumë pranë firmës me Mason Greenwood.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë kanë arritur tashmë akordin me vetë lojtarin ndërsa hapi i radhës nga torinezët do të jetë ai për të bindur Manchester United, klubin që zotëron kartonin e britanikut.

Për momentin, “Djajtë e Kuq” nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre prej 35 deri në 40 milionë euro për shërbimet e Greenwood. Megjithatë, kontrata që skadon në verën e vitit 2025 bën që Juventus të shpresojë për një tjetër formulë më “low cost”.

-Advertisement-

Mundësitë janë të ndryshme, nga huazimi i Greenwood deri te përfshirja në negociata e lojtarëve si Iling-Junior apo Federico Chiesa. Juventus do të këmbëngulë gjatë për 22-vjeçarin, pasi edhe trajneri i ri që pritet të emërohet së shpejti, Thiago Motta, ka dhënë miratimin e tij rreth këtij transferimi. Motta, e sheh Greenwood si lojtarin e duhur për ta përshtatur në skemën e tij 4-2-3-1, apo edhe 4-3-3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera