Lajme

Foli me Radojiçiqin, Konjufca: Nuk dyshoj në Kusari-Lilën për tradhti kombëtare, mund ta quani pakujdesi të saj

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 06 June 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se po publikohen me sekuenca qysh po i konvenon dikujt, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radojiçiq, ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.

“Sa i përket Mimozës, personalisht ju them se së kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo emër tjetër. Tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, ju e dini që zoti Radojiçiq e ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë, këto dy vitet e fundit, ai ka humb gjithçka për shkak të vendosmërisë së Qeverisë mi shpartallu pronat milionëshe, tash ai po don me vazhdu këtë betejë në këtë mënyrë me zbeh intervenimin e Qeverisë në atë pjesë”, tha Konjufca.

-Advertisement-

“Mund ta quani gabim, pakujdesi e saj, por sa i përket kësaj çfarë më tregon mua kjo që është vazhdimësi e tjerrjes së një rasti që është publikuar para 7-8 muajve kur ka qenë mendoj që është i njëjti rast vetëm se tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, për mua është shumë ma tronditës dhe ma shqetësues ky ingjenerim që po ndodh sesa baza kombëtare e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se Milan Radoiçiq ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë këto dy vitet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera