Lajme

Raportet me Osmanin, Kurti: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 04 June 2024

Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vjosa Osmani, ani pse kjo e fundit tregoi hapur se së fundmi ka munguar komunikimi Qeveri-Presidencë.

Kurti tha se nganjëherë ai ka diskutime e dallime edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por shtoi se nuk beson që ato janë “të patejkalueshme”.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme apo..”, tha Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera