Deputeti i Vetëvendosjes: Nuk bëjmë kurrë koalicion me PDK-në, pikë
Autori: Gazeta inFokus
07:46 | 31 May 2024
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur shumë i bindur se kjo parti nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.
“Ne nuk bëjmë kolaicion me PDK-në dhe pikë. Edhe njëherë po e përsëris Levizja Vetëvendeosje nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, as para e as kurrëfar koalicioni. Pikë. Kryeministri Kurti i ka thirrë të gjithë krerët e opozitës, aty është përgjigj PDK. Unë jam pjesë e disa legjislaturave dhe kam parë që më së shumti që është thirru për seanca të jashtëzakonshme, unterpelanca është Kurti.”, tha Rexhaj.Ai tha se opozita ka pasur kërkesë të vazhdueshme për të shkuar në zgjedhje.
Rexhaj tha se Kurti është treguar gjenroz për këkesat e opozitës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Deputeti i VV-së tha se opozita është thirrur në darkë për të biseduar për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare prej të cilave Kosova fiton 300 milionë euro.
Rexhaj tha se tashmë nuk ka arsye legjitime për të kërkuar dorëheqje të Kurtit, shpërndarje të Kuvendit.
“Opozita më nuk e ka legjitimitetin moral për ta kritiukuar Kurtin për cfarëdo sfere. Nuk po them se kemi qenë në të gjitah sferat të bardhë e të mirë se sigurisht kur e ke qeverinë edhe mund të gabosh diku.”, u shpreh ai.
Rexhaj tha se opozita nuk është e gatshme për zgjedhje.
Rexhaj tha se Kurti është një kryeministër i jashtëzakonshëm. që sipas tij kurrë nuk e ka pasur Kosova.
“Sepse këta e kanë ëprballë një kryeministër i cili është i jashtëzakonshëm, edhe në përdorimin e praktikave qeveritare, po ashtu edhe mendimin e koncepteve politike. Unë mendoj që tash ka kryeministër Kosova, më herët ka pasur në kuptimin e asaj që e kanë ushtruar do funksione por kryeministër të vërtetë tash ka, i cili din me thanë edhe jo.”, tha Rexhaj. /ATV

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...





























