Lajme

Ahmeti për reagimin e Presidentes: Nuk e besoj që vetëm për një rast të fundit – moskoordinim i vazhdueshëm

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 31 May 2024

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti është shprehur se situata e tanishme në Kosovë, është për shkak të moskoordinimit të institucioneve.

Ahmeti tha se nuk e beson që reagimi i Presidentes Vjosa Osmani të ketë qenë vetëm për letrën për Asociacionin.

“Unë nuk e besoj që vetëm për një rast të fundit mund të jetë ky deklarim”, ka deklaruar Ahmeti.

-Advertisement-

“Se çfarë po ndodh mund të flas hipotetikisht, së pari duhet të tregohem i qartë se mua nuk më vjen mirë, që para publikut ndërkombëtar kemi një situatë të moskoordininmit, në mes të institucioneve, dhe kjo mendoj se është për shkak të moskoordinimit të vazhdueshëm, e kjo së fundmi, por siç thotë edhe populli ‘u mbush kupa’”, u shpreh Imri Ahmeti.

Sipas tij, Osmani është bashkëpërgjegjëse me Kurtin për situatën e krijuar.

“Është bashkë përgjegjëse, sepse ka qenë presidente, dhe ka pasë situata, momentume që ka dashtë të ketë reagim, unë besoj që ka toleruar raportet dhe e thashë me fjalën popullore ndoshta ‘u mbush kupa’”, ka deklaruar Ahmeti në Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera