Raporti i Borrellit pritet të përfundoj këtë javë, a do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 29 May 2024
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ende nuk e ka finalizuar raportit lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.
Raporti i Borrell duhet të përfundojë më së voni deri në fund të majit, por ende nuk dihet se a do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës.
Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti Borrell, që po hartohet rreth asaj nëse Kosova ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj saj e që më pas do t’iu prezantohet shteteve anëtare, është ende duke u finalizuar.
Sipas Stanos, raporti ende nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht nuk është u dërguar as shteteve anëtare.
Gjithashtu, Stano ka theksuar se në të do të përfshihen edhe zhvillimet e fundit, përfshirë këtu mbylljen e pikave ilegale të bankave serbe në vend dhe aksionin e Policisë së Kosovës për konfiskimin e dinarëve.
“Masat janë vendosur si përgjigje e hapave të pakoordinuar e të njëanshëm që dërgojnë drejtë eskalimit të mëtejmë, dhe nuk ndihmojnë në deeskalim. Ato ishin vendosur me qëllimin që të motivojnë autoritetet kosovare që të punojnë drejt deeskalimit, kështu që sigurisht gjithçka që po ndodh në terren dhe ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, po merret parasysh dhe përfshihet në raport”, ka thënë Stano.
Tri javë më parë, Stano kishte deklaruar se raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me zbatimin e kërkesave të BE-së para heqjes së masave, ishte në përfundim e sipër dhe pritej që shumë shpejt t’u dorëzohej vendeve anëtare para se eventualisht të merrej një vendim.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































