Sport

“Ylli” i Bayenit refuzon Barcelonën, ja arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 28 May 2024

Joshua Kimmich mësohet se ka hedhur poshtë një ofertë nga Barcelona. Sipas “Sport”, ka pasur kontakte të avancuara, por negociatat në këtë pikë janë në bllokim për shkak të diferencës mes ofertës së paraqitur nga katalanasit dhe dëshirave ekonomike të lojtarit të Bayernit.

Sipas të njëjtit burim, gjermani, i cili do të marrë rreth 19.5 milionë euro bruto në vit – shifër që “blaugranat” vështirë se mund ta arrijnë – ishte një përforcim prioritar për Xavin dhe është gjithashtu në krye të listës së Hansi Flick, trajner i ardhshëm i Barcelonës.

Flick dhe Kimmich, duhet theksuar, i kanë kryqëzuar rrugët me Bayernin dhe kombëtaren gjermane. “El Mundo Deportivo” garanton se gjermani do të shpallet të hënën si trajneri i ri i katalanasve.

-Advertisement-

Këtë sezon, Kimmich ka shënuar dy gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 43 ndeshje për Bayernin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera