AIP nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Kroacinë
Autori: Gazeta inFokus
12:35 | 24 May 2024
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në Kosovë njofton se ka nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes me Agjencinë për Mbrojtjen e te dhënave Personale në Kroaci
Bëhet e ditur se memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve, mundëson shkëmbimin e informacionit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kroaci për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale
“Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kroaci, Zdravko Vukic kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve. Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, zbatuar nga Organizata Jo-Qeveritare, Lëvizja FOL, në kuadër të vizitës studimore në Agjencinë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në të cilën po marrin pjesë Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, znj. Lumnije Demi, Drejtorja e Lëvizjes FOL znj. Mexhide Demolli-Nimani dhe Menaxherja e Programeve në FOL znj. Nora Bajrami”, njofton AIP.
Gjithashtu bëhet e ditur se memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve, mundëson shkëmbimin e informatave mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kroaci për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Duke pranuar se mbrojtja e të dhënave personale siguron respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht të drejtën për privatësi dhe mosndërhyrje në jetën personale, duke aplikuar standarde të larta ndërkombëtare, Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva- Dermaku dhe Drejtori i Autoritetit kroat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zdravko Vukic u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në shkëmbimin e ekspertëve, programe trajnimi dhe vizita sudimore, fushata ndërgjegjësimi dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët”, thuhet pos tjerash në njoftim.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































