Lajme

Osmani: Kosova, mirënjohëse për mbështetjen e Katarit

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 20 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim me ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad.

E para e vendit u shpreh se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Katarit përgjatë viteve, gjersa përkushtimi për ta forcuar këtë bashkëpunim mbetet synim i përbashkët.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Katarit përgjatë viteve, gjersa përkushtimi për ta forcuar këtë bashkëpunim mbetet synim i përbashkët. Në takim me Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad, diskutuam mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral në dobi të qytetarëve dhe në përputhje me nevojat e tyre”, shkroi presidentja në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera