Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
20:43 | 16 Maj 2024
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spahiu, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i shërbente Serbisë për të ndikuar në Kosovë.
Sipas tij, çfarëdolloj asociacioni serb në Kosovë do të nxiste Serbinë “të kishte ambicie për pjesën tjetër të Kosovës”.
“Çështja e Asociacionit është pasojë e nënshkrimeve të lehta, të propozimeve gjatë bisedimeve. Po flas për Marrëveshjen e 2013-s, është nënshkruar pa e vlerësuar mirë atë punë, e pasojat e kësaj lehtësie të nënshkrimit po i shohim edhe sot. Çfarëdo lloj asociacionit do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë. Madje, edhe nëse realizohet një asociacion çfarëdolloj, Serbia do të kishte ambicie për pjesën tjetër të Kosovës”, ka thënë Spahiu.
Sipas ish-ambasadorit, Kosova ka ardhure në një situatë ku duhet të mbajë fjalën e dhënë ndaj Bashkimit Evropian “dhe këtë duhet dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, por siç ka thënë ai, kjo s’pritet të kalojë.
Klinaku: Qesharake t’i thuhet Perëndimit, ‘pse ma vendosët kusht zotimin tim’
Analisti Shukri Klinaku ka deklaruar se është qesharake që kryeministri Albin Kurti të ankohet se është kushtëzuar “me zotimin e dhënë nga ai vetë për Bashkimin Evropian”.
Klinaku ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se çështja e anëtarësimit të Kosovës është politike.
“Çështja është politike, politkën e bëjnë njerëzit që duan të votojnë ata vendosin kushte çfarëdo që duan. Mund të ankohesh sa të duash, por këta vetë janë zotuar se do t’i bëjnë e të thuash pse ma vendose kusht zotimin tim, është qesharake…Ai erdhi në pushtet duke thënë se s’do të luajë seri me Asociacionin, por s’ka ndodhur kështu”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, një politikë e tillë e Kurtit është e dëmshme për Kosovën.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...


































