Lajme

Osmani takon kryeministren daneze, shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 May 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e ofruar për Kosovën nga shteti danez, për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, në veçanti për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, tha Osmani.

-Advertisement-

E para e shtetit të Kosovës mori pjesë po ashtu edhe në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Vjosa Osmani u takua edhe me mërgatën kosovare atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera