Disfata e 14-të sezonale, United rikthehet 45-vite pas!
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 14 May 2024
Ndërsa Manchester United kërkoi golin e barazimit ndaj Arsenalit të dielën, stuhitë dhe shiu i dendur mbi Old Trafford i zunë vendin qiellit të pastër blu.
Këo kushte mund të përdoren lehtësisht si një metaforë për sezonin e “Djajve të Kuq”, ku zhgënjimi dhe frustrimi kanë dominuar mbi pritshmëritë që “Djajtë e Kuq” kishin për të arritur suksese dhe objektiva të rëndësishëm.
Një humbje ndaj Arsenalit që po garon për titullin kampion nuk mund të konsiderohet shumë dramatike, por për United ishte humbja e 14-të sezonale në Premier League, më shumë se çdo skuadër tjetër angleze në pjesën e parë të tabelës.
Vendi i 8-të dhe me 54 pikë e lë Manchester United në një pozitë të rrezikuar, pasi jo vetëm që mund ta mbyllin sezonin pa Europë, por edhe të regjistrojnë kuotën më të ulët të pikëve në histori në Premier League.
Ishte gjithashtu humbja e 19-të në të gjitha kompeticionet, numri më i lartë i humbjeve që kanë pësuar që prej sezonit 1978-79. E ardhmja e trajnerit Erik ten Hag mbetet e paqartë. Holandezi ka dhe një vit të metur në kontratë.
Por, spekulimet kanë ardhur në rritje nga pronari i ri, Sir Jim Ratcliffe, që i pranishëm në stadium të dielën mund të detyrohet të bëjë një ndryshim. Ish-trajner i Ajax ka vuajtur 60 dëmtime këtë sezon, teksa në këtë shifër janë akumuluar edhe lojtarët që janë dëmtuar më shumë se një herë.
Pavarësisht problemeve, Manchester United pret edhe finalen e FA Cup më 25 maj, që mund t’i shërbejë trajnerit Erik ten Hag për të shpëtuar pozicionin e tij.
Por, kundërshtari i tyre është Manchester City dhe Ten Hag është mjaft i vetëdijshëm që skuadra e tij duhet të bëjë një mrekulli për të fituar trofeun më të vjetër në histori, sic është FA Cup.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
































