Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullorës paraqet vështirësi
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 13 Maj 2024
Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
Nga e diela e 12 majit, valuta e vetme e cila mund të përdoret për pagesa në Kosovë është euroja.
Lidhur me këtë çështja është deklaruar Ambasada e Francës.
Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se e respektojnë pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës, por se zbatimi i rregullorës i cili nuk është koordinuar paraqet vështirësi.
” Zbatimi i rregulloreve të Bankës Qendrore, i cili nuk është i kordinuar, megjithatë paraqet vështirësi që lidhen me qëndrueshmërinë e transfertave të ligjshme financiare nga Serbia, për shembull në favor të pensionistëve serbë ose të institucioneve shëndetësore ose arsimore”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës transmeton Klankosova.tv
Ambasada e Francës thotë se i mbështet propozimet e emisarit special të BE-së në dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak, rreth kësaj teme.
Tutje, Franca pret një përfundim të shpejtë dhe pozitiv të këtyre negociatave.
“Ndërmjetësuesi evropian Lajçak organizoi disa takime për këtë temë. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e tij dhe propozimet konkrete që ai ka paraqitur. Ne bëjmë thirrje për një përfundim të shpejtë dhe pozitiv të këtyre negociatave. Përfundimisht, një zgjidhje e qëndrueshme do të gjendet përmes krijimit të asociaciont të komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigje

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...



































