Lajme

Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 13 May 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa sipas saj, 26% janë në proces të zbatimit.

Ajo njoftoi se sot në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, kanë votuar Raportin e zbatimit për vitin 2023, përcjell Klankosova.tv.

“Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me Strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me Strategji”.

-Advertisement-

“Përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të Strategjisë”, ka shkruar Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera