Lajme

Policë “prapa” bizneseve të qendrave të masazhit, kryeshefi i IPK’së thotë se po hetohen disa raste

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 13 May 2024

Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë policorë janë të përfshirë ose qëndrojnë prapa qendrave të masazhit në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë. Kështu tha kryeshefi i Inspektorarit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në mbledhjen e Komisionit për Siguri.

“Kemi informacione për shumë veprimtari ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë policorë, mund të ketë hetimë që ndërlidhen me natyrën e këtyre informacioneve dhe kemi raste që janë në trajtim dhe jemi duke proceduar.

Nuk mund të flas në masë sa ka të shtrirë apo sa ka numër të zyrtarëve, por ka raste që kemi informacione që flasin edhe për përfshirjen e zyrtarëve policorë në mbrojtjen apo përkrahjen apo edhe zhvillimin direkt të protstitucionit.

-Advertisement-

Kemi edhe rast në proces”, tha Hodaj, i cili iu përgjigj pyetjes së deputetit Mefail Bajqinovci lidhur me këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera