Lajme

Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 10 May 2024

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

I pyetur se a do kthehen tashmë tokat e Manastirit të Deçanit, pasi Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në KiE, Rexhaj është përgjigjur duke thënë se “nuk kthehen tokat e Manastirit të Deçanit, por nuk bëhet Asociacioni…”.

Deputeti i VV-së tha se bashkësia ndërkombëtare kushtëzimin për Asociacionin është duke e bërë si formë shantazhi.

-Advertisement-

“Pse është kushtëzim deri në shantazh çështja e Asociacionit, nëse do ishte punë e kryer, Kosova do ishte sot në agjendë për anëtarësim në KiE. Kjo tregon qartazi, edhe Kurti tha se edhe brenda komisioneve parlamentare ku ka pasur amendamente të ndryshme se a duhet të jetë kusht Asociacioni apo jo, edhe atje ka kalu. Ka qenë kusht vetëm Manastiri, atë kusht e kemi përmbushë… duke besu fuqishëm që aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA, po na kërkojnë një gjë të tillë për anëtarësim. Kjo nuk u bë, na u kërkua diçka shtesë, këtë nuk e bëjmë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera