Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 01 May 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka pranuar se është e vështirë ta kundërshtojë fushatën gjermane për Kosovën, por ka thënë se i takon Serbisë të luftojë.
“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 (për pranimin e Kosovës), kështu që çdo gjë është në kufi”, ka thënë Vuçiq në hapjen e punimeve për stadiumin e ri kombëtar në Beograd, raportojnë mediat në Serbi.
Duke folur për dialogun, Vuçiq ka thënë se Prishtina po sillet “në mënyrë të pamatur”.
“Prishtina mori vendim të kundërligjshëm dhe të gjithë pajtohen se ishte vendim brutal për ndalimin e dinarit. Dhe pastaj ju ftojnë në bisedime dhe të pranoni të gjitha postulatet që Prishtina tashmë i ka zbatuar. Nëse nuk e pranoni me gjithë zemër, atëherë thonë se të dyja palët nuk ishin të gatshme për kompromis”, ka theksuar Vuçiq.
Presidenti serb, ka deklaruar se është në kërkim të zgjidhjes se si do t’i paguajë pagat dhe pensionet serbëve në Kosovë.
Sipas medieve në Serbi, ai ka thënë se faji nuk është vetëm i Kosovës, por edhe tek ata “që garantuan Marrëveshjen e Brukselit”.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...