Bislimi takon dy deputetë zviceranë dhe kryetarin e Këshillit Nacional, flasin për Kosovën në KiE
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 01 May 2024
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me deputetët zviceranë, pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Ëermuth dhe Roger Golay, si dhe me Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, i cili ka qenë më herët pjesë e këtij grupi.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se ky takim e bisedë miqësore u fokusua në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, si në aspektin ekonomik, social e kulturor.
“U theksua dhe roli pozitiv e i rëndësishëm i mërgatës sonë në kontributin e tyre në jetën shoqërore në Zvicër. Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për progresin që ka njohur vendi ynë, politikat e ndërmarra dhe potencialin tonë për rritje të vazhdueshme e të qëndrueshme”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim është diskutuar edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku sipas komunikatës, Bislimi ka theksuar rëndësinë që bart anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë për shtetin, por edhe për demokracinë evropiane.
“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen e vlerësimin e lartë për miqësinë e partneritetin mes dy vendeve tona. Përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër pritet që së shpejti ta vizitojnë dhe vendin tonë”.
“Gjatë qëndrimit në Bundeshaus, zëvendëskryeministri Bislimi u takua dhe me Sekretaren e Shtetit për çështje ekonomike, Helene Budiger Artieda, ku u theksua veçanërisht fuqizimi i bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës”, thuhet tutje në komunikatë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































