Sport

Zyrtare, Thiago Silva i jep lamtumirën Chelsea-t: Çdo gjë ka një fund, shpresoj të rikthehem në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 29 April 2024

“Divorci” mes Thiago Silva-s dhe Chelsea-t tashmë është zyrtare.

Mbrojtësi i kombëtares braziliane ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Chelsea-t se do të largohet nga londinezët 30 qershor, kur i skadon kontrata.

“Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha për të qëndruar vetëm një vit dhe përfundova duke qenë pjesë e kësaj skuadre për katër vite. Fëmijët e mi të luajë për Chelsea-n, është një krenari e madhe të jesh pjesë e kësaj familjeje, shpresoj që ata të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në një klub ku të gjithë do të donin të ishin. Në katër vitet e mia këtu kam dhënë gjithmonë gjithçka.

-Advertisement-

Por, për fat të keq çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Nuk do të thotë se kjo është përfundimtare, unë e lë ende derën hapur, shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem në gjendje të kthehem, qoftë edhe në një rol tjetër, dashuria që ndiej është e papërshkrueshme. Përshëndetjet janë për ata që largohen dhe nuk kthehen, por unë kam ndërmend ta rikthehem një ditë”-u shpreh Thiago Silva.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy