`Gjermani 2024`,UEFA ndalon tifozët e Shqipërisë të marrin fruta në stadium
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 26 April 2024
Tifozët e Shqipërisë dhe të të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në `Euro 2024` duhet që të bëjnë kujdes kur të paraqiten në stadium pasi UEFA ka vendosur rregulla strikte.
Nëse keni një biletë për në “Euro 2024” atëherë ditën e ndeshjes duhet të bëni kujdes për sendet, të cilat do të merrni me vete në impiant. Sipas UEFA-s tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme përpara se të futen në stadiume.
“Pijet e ndryshme, mbushësit e cigareve elektronike, ushqimet të ç’do lloji duke përfshirë fruta si mollë, banane dhe portokalle”, do të jenë të ndaluara në stadium.
Sipas mediave gjermane ushqimet, të cilat do të shiten brenda stadiumeve do jenë ato tradicionale pra bratwurst dhe salcat karakteristike të Frankfurtit dhe do të kushtojnë deri në 4.5 euro ndërsa në finale e Berlinit do të shiten 5.5 euro.
Nëse dikush tenton që të futet në impiant me sendet e ndaluara atëherë mësohet se do të përjashtohet nga i gjithë aktiviteti.
Sipas autoriteteve lokale tifozët kanë rreptësisht të ndaluar që të mbajnë me vete flamuj me simbole naziste dhe ato që simbolizojnë luftën mes Izraelit dhe Palestinës, fishekzjarre, vuvuzela dhe bilbila. Në ambientet e stadiumeve nuk lejohet konsumimi i cigareve normale dhe atyre me avull ndërsa i ndaluar do të jetë edhe përdorimi i kanabisit edhe pse vetëm pak ditë më parë u legalizuar përdorimi i tij në Gjermani.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...





























