Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Autori: Gazeta inFokus
07:28 | 25 April 2024
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të siguruara nga Shtetet e Bashkuara në fshehtësi.
Zyrtarë amerikanë thanë të mërkurën se ushtria ukrainase goditi javën e kaluar një aeroport ushtarak rus në Krime si dhe forcat ruse gjatë natës në një zonë tjetër të pushtuar.
Ukraina kishte kërkuar prej kohësh furnizimin me raketat e reja që dyfishojnë rrezen e veprimit në një gjatësi deri në 300 kilometra. Tetorin e shkuar Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës raketa me rreze më të shkurtër veprimi. Një nga zyrtarët tha se Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës më shumë raketa me rreze të gjerë veprimi në bazë të një pakete ndihme të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden të mërkurën.
Në muajin shkurt, Presidenti Biden miratoi planin për t’i dhënë Ukrainës një sistem raketash taktike, të njohura si ATACMS. Në muajin mars Uashingtoni përfshiu një numër të konsiderueshëm sistemesh të tilla në një paketë ndihme prej 300 milionë dollarësh, tha një zyrtar.
Dy zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti përpara se dërgesa për Ukrainën të bëhej publike, nuk pranuan të jepnin numrin e saktë të raketave të dërguara muajin e kaluar, apo në paketën e fundit të ndihmave.
Për muaj të tërë, Uashingtoni nuk e pajisi Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi si rezultat i drojës se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur në brendësi të territorit rus, çka do ta zemëronte Moskën dhe do të çonte në përshkallëzim të konfliktit.
Kjo ishte arsyeja kryesore pse Uashingtoni i dha Ukrainës në tetor raketa me rreze të mesme veprimi, që kapin një distancë prej rreth 160 kilometrash.
Admirali Christopher Grady, nënkryetar i Shtatmadhorisë amerikane, tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë dhe planifikuesit ushtarakë shqyrtuan me kujdes rreziqet e ofrimit të raketave me rreze të gjatë dhe vendosën se tani ishte koha e përshtatshme.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, ai tha se armët me rreze të gjatë veprimi do ta ndihmojnë Ukrainën që të eliminojë nyjet e logjistikës ruse dhe përqendrimet e trupave që nuk janë në vijën e frontit. Zoti Grady nuk pranoi të identifikonte se çfarë armësh specifike po i dërgoheshin Ukrainës, por tha se ato do të jenë “shumë shkatërruese nëse përdoren siç duhet, dhe unë kam besim se do të përdoren siç duhet”.
Të mërkurën, Presidenti Joe Biden miratoi projektligjin që parashikon 95 miliardë dollarë në ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar publikisht se kanë marrë apo kanë përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS. Por duke falenderuar Kongresin amerikan për miratimin e paketës së ndihmës të martën, Presidenti Volodymyr Zelenskyy vuri në dukje se “pajisjet ushtarake ukrainase me rreze të gjatë, artileria dhe mbrojtja ajrore janë mjete jashtëzakonisht të rëndësishme për rivendosjen e paqes”.
Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Biden e kishte paralajmëruar Rusinë se nëse Moska blinte ose përdorte raketa balistike me rreze të gjatë, Uashingtoni do ta furnizonte Kievin me raketa të të njëjtit lloj.
Rusia mori raketa të tilla nga Koreja e Veriut dhe i ka përdorur ato në fushën e betejës në Ukrainë, tha zyrtari, duke e nxitur administratën e Presidentit Biden që të jepte miratimin për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. /VOA

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































