Lajme

Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 24 April 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.

Ai tha se ky është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që sipas tij, duhet të zgjasë rreth 10 minuta.

“E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm. Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje, ai i ftoi bashkatdhetarët që të regjistrohen në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera