Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 24 April 2024
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e shndërruar në ligj.
Në paketë përfshihen edhe nene që do të detyrojnë median sociale, TikTok, të shitet apo ndalohet në SHBA.
Njoftimi shënon një betejë të gjatë me republikanët në Kongres sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.
“Ne u bëmë bashkë dhe e arritëm këtë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se brenda orësh do të nisin dërgesat me ndihma ushtarake për në Ukrainë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën – që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh – do të nisë së ekzekutuari brenda orësh. Aty përfshihen aftësi të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.
Në paketën e ndihmës po ashtu përfshihet ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon.
Biden tha se Izraeli duhet të sigurojë që ndihma humanitare për palestinezët, që parashihet në ligj, të arrijë në Gazë “pa vonesa”.
Paketa e ndihmës për Izraelin, Ukrainën dhe aleatët e tjerë të SHBA-së ishte bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve të ekstremit të djathtë.
Megjithatë, më 18 prill Dhoma e Përfaqësuesve arriti të kalojë projektligjin, i cili më pas u dërgua në Senat për miratim. Senati e miratoi atë të martën, më 23 prill./Rel
Të tjera
-
Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku sot Kosova avancoi statusin e saj?
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar sot rekomandimin për avancim të...
-
Ministri Maqedonci: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Par...
-
LDK s’tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, Gashi: Është e vetmja zgjidhje
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se e vetmja zgjid...
-
Vjosa Osmani: NATO është fati i Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur pas avancimit të status...
-
Tahiri pas mbledhjes së kryesisë: Shtatori duhet ta gjejë Kosovën me kryeministër të ri
Sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Pas kësaj mbled...
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
Tashmë është vendosur pro avancimit të statutit të Kosovës në Asmablenë Parla...
-
ASK: Kosova pritet t’i ketë rreth 1.6 milion banorë, të dhënat do të publikohen në pjesën e parë të muajit korrik
Kosova pritet t’i ketë 1.6 milion banorë. Kështu ka thënë sot ud.drejtori i A...
-
“Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës”, Haradinaj për votimin në AP të NATO-s
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot në Asamblenë Parlame...
-
U fejua një muaj më parë, mbrëmë u vr ā me ārmë zjārri – Kush është këngëtari shqiptar që vdiq në Shkup?
Shumë fansa nga rajoni u tronditën nga lajmi se këngëtari shqiptar nga Shkupi...
-
Vr ïtet në Beograd vëllai i ministrit të Bosnjë e Hercegovinës
Është vrarë në Beograd vëllai i ministrit federal të Bosnjë e Hercegovinës, V...
-
Digjet një veturë me tabela të Danimarkës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë
Një veturë me tabela të Danimarkës është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm...
-
Anulohet tenderi skandaloz i Nagavcit për monitorimin e kritikave të mediave
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ...