Lajme

Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 23 April 2024

Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy nga të dyshuarit.

-Advertisement-

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera