Shefja e UNMIK-ut në OKB: Votimi i djeshëm në veri e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile e të pazgjidhur
Autori: Gazeta inFokus
16:57 | 22 April 2024
Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh foli e para në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.
Ziadeh tha se kryesisht ka pakënaqësi për nivelin e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pasojat që tha se i ka kjo në situatën e sigurisë, raporton Gazeta Express.
“Një prej vëzhgimeve kyçe është pakënaqësia me nivelin e përparimit që është arritur përmes dialogut politik dhe pasojat e drejtpërdrejta që kjo ka për situatën e sigurisë. Niveli i mosbesimit fatkeqësisht është i lartë”, tha ajo.
Gjatë muajit të kaluar, ajo tha se “janë rritur tensionet dhe shpjegimi kryesor është pamundësia për t’u marrë me çështjet që mbizotërojnë përmes dialogut”.
Gjatë muajve të kaluar, ajo tha se “janë bërë përpjekje të vazhdueshme për legjitimitetin e qeverisjes lokale në katër komunat e banuara kryesisht nga serbët në pjesën veriore të Kosovës”.
Duke përmendur votimin e djeshëm që dështoi dhe i la në detyrë kryetarët shqiptarë në veri, ajo tha se kjo “e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile dhe të pazgjidhur”.
“Kjo fatkeqsisht tash e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile dhe të pazgjidhur. Nga pikëpamja jonë, do të vazhdojmë ta përkrahim dialogun për të gjetur një zgjidhje konsensuale të çështjeve që kanë mbetur pa u zgjidhur”, tha Ziadeh.
Shefja e UNMIK-ut përmendi edhe “incidentin serioz” në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Vazhdoj të theksoj kërkimin e përgjegjësisë për këtë incident shumë serioz të sigurisë, përmes hetimeve të bazuara në fakte dhe vlerësimit të rrethanave. Kjo është çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla të përsëritura”, tha ajo.
Ziadeh theksoi çështjen e mosbesimit ndërmjet palëve dhe ambientin jo të mirë të sigurisë.
“Mbetemi me shpresë se një zgjidhje mund të gjendet, duke i nxitur palët që të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje praktike sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
Ziadeh përmendi edhe nevojën që të merren “hapa për themelimin e Asociacionit”, ndërsa e përshëndeti veprimin e Qeverisë për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat te Manastiri i Deçanit.
Ajo përmendi edhe arritje tjera që tha se i ka bërë Kosova.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































