Lajme

Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 17 April 2024

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt.

Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor, nën dyshimin se ka krye veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”.

-Advertisement-

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy