Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 17 April 2024
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka theksuar se Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) do t’i bëjë presion për informata sekrete zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Jarinjë dhe se është dërguar në Rashkë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është ndaluar autoritetet serbe në pikën kufitare në Jarinjë dhe i njëjti sipas burimeve të Dukagjinit brenda Policisë, është dërguar në Rashkë, ku po dyshohet se po keqtrajtohet.
Për këtë ka folur ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, njëherësh deputet i PDK-së, i cili ka theksuar se Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (e njohur si BIA serbe) do t’i bëjnë presion për informata sekrete.
“Është një situatë jo e zakonshme. Meqenëse Jankoviq është në hierarkinë e lartë e Policisë, është zëvendësdrejtor. Edhe pse ai në kompetencën e tij nuk ka departamente. Ai ka vetëm disa komisione dhe disa divizione. Sido që te jetë konsiderohet njëri nga personat e lartë në hierarkinë e larë të Policisë. Mendoj që do t’i bëhet presion shumë në lidhje me çështje sensitive. Tani varet se sa ka pasur qasje Jankoviq në informata sekrete. Mendoj që aspekti i sigurisë nuk do të ketë ndonjë efekt. Pasi ato që i di Jankoviq ato dihet në publik. Mirëpo, është një njeriu i dytë apo i tretë në hierarki dhe duhet të reagojë Qeveria”, ka thënë Qalaj, për RTV Dukagjini.
Qalaj ka treguar se bazuar në raste të kaluara ndër të tjera BIA serbe kërkon nga zyrtarët policorë se si funksionin dhe si është e shtrirë Policia e Kosovës.
“Ato kërkojnë të dinë për Policisë se si funksion, se si organizon, se si është e shtrirë. Kurse janë personat që marrin pjesë sikurse që ka ndodhur në veri e kështu me radhë. Tentojnë të marrin informata për strukturën për organizmin, për armatimin. Po ashtu tentohet tu bëhet presion edhe pse këta nuk e thonë që ata pastaj të japin informatave të vazhdueshme shërbimeve sekrete të Serbisë. Të jenë punonjës të tyre. Këtë e kanë bërë më shumë pjesëtarë të Policisë në kaluarën. Presion i tillë do të jetë edhe ndaj Jankoviqit”, ka shtuar Qalaj.
Qalaj ka thënë se ndalimi zv/drejtorit të Policisë nuk është hera e parë, pasi këtë e bën me vite shteti serb dhe për këtë duhet të reagohet nga institucionet e Kosovës.
“Po në fakt nuk është hera parë që punonjës të Policisë janë ndaluar nga Serbia. Ka vite që ata ndalohen vazhdimisht dhe intervistohen nga BIA serbe. Gjithmonë duke iu bërë presion dhe duke i kërcënuar se ata duhet t’i braktisin institucionet e Kosovës. Në këtë kontekst, sipas informatavek edhe Jankoviq është duke u intervistuar, si duket tashmë së fundi në Rashkë. Është diçka e papranueshme, meqenëse kjo po ndodhë pikërisht një ditë pas kur Kosova pati një sukses për anëtarësim në KiE”.
“Duke pasur parasysh një retorikë, sidomos të këtyre ditëve të fundit të Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë serbë në raport me anëtarësimin e Kosovës dhe fjalori që është përdorur kundër vendeve perëndimore dhe ndërmjetëseve të BE-së, pra siç e quan ata kundër perëndimit. Mendoj që në këtë rast Kosova nuk mund të bëjë shumë, përveç që të reagojë në mënyrën më strikte të mundshme në raport të ndërmjetësve të BE-së dhe SHBA-ve”, ka thënë ndër te tjera Qalaj.
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...