Rozë

‘I dërgoi 5 mijë euro, ajo u zhduk…’: Italiani i humbur prej javësh ra në dashuri me ‘Dua Lipën’ në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 11 April 2024

Merr kthesë të pazakontë zhdukja e një shtetasi italian, familjarët e të cilit nuk kanë asnjë kontakt me të prej 23 marsit. Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante emrin e profilit Dua Lipa.

Të dy ishin njohur që verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes trasfertave bankare.

Ka qenë gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ai që ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.

-Advertisement-

Sakaq, gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera