Lajme

Tahiri thotë se është dështim i Kurtit fakti që bota nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 11 April 2024

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se është dështim i kryeministrit, Albin Kurti se bota nuk po e kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ajo thotë se në vend të kësaj po kërkohet asociacioni i Kosovës.

Kështu u shpreh Tahiri në Facebook, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Pse bota po kërkon asociacionin nga Kosova ndërsa nuk po kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia – ky padyshim është dështim i Kurtit dhe diplomacisë sonë- mjerisht!”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera