Sport

Prishtina mposht Pejën në Ligën Ballkanike, siguron vendin e parë në grup

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 05 April 2024

Sigal Prishtina e ka fituar derbin ndaj Pejës, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën Ballkanike.

Rezultati përfundimtar në ”Pallatin e Rinis dhe Sporteve” ishte 104-97, shkruanIndeksOnline.

Koha e rregullt u mbyll me barazim 88-88, derisa fituesi u përcaktua pas vazhdimeve prej pesë minutave.

Justin Edler-Davis i Pejës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes me 29 pikë, derisa te Prishtina u dallua Dante Clark me 23 pikë.

-Advertisement-

Kjo fitore i siguron Prishtinës vendin e parë në tabelë, derisa në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike do të përballet me skuadrën malazeze, Lovcen Cetinje.

Në anën tjetër, Peja përfundoi fazën e grupeve në vendin e tretë, derisa në gjysmëfinale luan ndaj skuadrës së AEL.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera