Disa muaj pas dorëheqjes së Blerim Velës, Presidentja e emëron Shefen e Stafit
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 05 April 2024
Presidentja Vjosa Osmani e ka emëruar Learta Hollajn, shefe të kabinetit. Emërimi i saj vjen disa muaj pas dorëheqjes së Blerim Velës.
Hollaj fillimisht kishte qenë këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të Presidentes.
“Learta Hollaj i është bashkuar ekipit të Presidentes Osmani katër vjet më parë, fillimisht si këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të Presidentes. Përgjatë kësaj periudhe, angazhimi i znj. Hollaj ka qenë i fokusuar në politikën e jashtme, politikat në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, sektorin e energjisë, si dhe në avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Znj. Hollaj ka një përvojë disavjeçare në shoqërinë civile në Kosovë, me ekspertizë në qeverisjen demokratike, sektorin e energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe hulumtimit e avokimit në fushën e politikave publike. Studimet bachelor, znj. Hollaj, i ka mbaruar në RIT Kosova në Prishtinë, ndërsa ato master në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest”, thuhet në njoftim. /Express
Të tjera
-
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Milot
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar të martën në Milot. Aksi...
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...
-
Ushtrim i përbashkët i KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë për raste krizash
Njësiti i KFOR-it dhe pjesëtarë të misionit të EULEX-it kanë kryer ushtri...
-
Breshër i madh në Suharekë
Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot komu...
-
Kurti në takim me Sarrazinin: Këtë vit presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të bërë në platormën “X” k...
-
A do të heq dorë sot Abdixhiku nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme?
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë...
-
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja për Industri, ...
-
Konjufca uron Afrim Gashin pasi u zgjodh krykuvendar në Maqedoni të Veriut: Mezi pres t’ia nisim bashkëpunimit
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi ësht...
-
Mashtrohen pensionistët, policia nis hetimet për identifikimin e grupit
Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kom...
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut. Ai u...
-
Dorëzohen në polici tre persona nga 6 të dyshuarit për plagosjen në Prizren
Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona nga gjashtë të shpallurit në kër...
-
Netanyahu deklarohet për sülmin në Rafah
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi izraelit në qytetin jugor t...