Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me kryetarët e komunave
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 05 April 2024
Është mbajtur sot, takimi i shtatë i përbashkët, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, me qëllim, zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkërendimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve të Republikës. Ky takim, tema qenësore kishte Regjistrimin e Popullsisë që ka filluar nga dita e sotme si dhe koordinimin mes komunave dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.” u shpreh kryeministri.
Në këtë regjistrim të popullsisë, për herë të parë, është përfshirë pyetësori i dëmeve në ekonomitë familjare të popullit tonë nga lufta e viteve 1998/1999. Qytetarët, do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Më saktësisht kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999.
Kryeministri deklaroi se është thelbësore që të bashkojmë forcat, për qëllimin e përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe brezave që do të vijnë pas nesh.
“Andaj, në frymë të bashkëpunimit, u ftoj që të angazhohemi bashkë për të kontribuar në këto dy procese kaq të rëndësishme për Republikën tonë, për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë”, përfundoi kryeministri.
Ndërsa ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pa dyshim jetik për funksionimin e shoqërive duke theksuar se angazhimi i komunave do të ndikojë drejtpërdrejt që ky proces të këtë sukses në secilën pjesë të Republikës.
Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, tha se mbetet me shpresë që nga ky takim të vendosen hapa konkretë që çojnë drejt grumbullimit të të gjitha materialeve ekzistuese nga komunat e Kosovës në arkivat e institutit, të cilat dëshmojnë këto krime.
Ndërkaq, Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka dhënë detaje se si do të rrjedhë ecuria e regjistrimit të popullsisë dhe sfidat që paraqiten, duke kërkuar nga komunat që në ditët në vijim të mbështesin në aspektin logjistik regjistruesit në terren.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























