BE s’komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës
Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 05 Prill 2024
Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.
Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.
Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
Në pyetjen se a është Serbia duke e shkelur këtë marrëveshje, arritjen e së cilës e ka lehtësuar BE-ja, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dha një përgjigje të përgjithësuar.
“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano pë Radio Evropën e Lirë, transmeton Klankosova.tv.
Ai përsëriti thirrjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes si çështje urgjente dhe se kjo, sipas këtij zëdhënësi, po u komunikohet palëve nga ana e bllokut.
“Nëse ata dështojnë, apo nëse vazhdojnë të dështojnë në zbatimin e asaj për çfarë janë pajtuar, kjo do të ketë pasoja serioze. Këto pasoja janë të lidhura me integrimin e tyre në BE”, tha Stano.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































