Lajme

Rriten të hyrat tatimore për 12.2 përqind

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 03 April 2024

236.2 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2024.

Sipas këtij institucioni rritja është 25.8 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 12.2 përqind shprehur në përqindje, transmeton KlanKosova.tv.

“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.Tatimet dhe kontributet pensionale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera