RËNDOHET BILANCI/ Mbi 700 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Tajvan, 77 persona nën rrënoja. Kina, gati për ndihmë, alarm për cunami
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 03 April 2024
Sipas shifrave zyrtare, të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 700 janë plagosur si pasojë e tërmetit të fortë në brigjet e Tajvanit.
Kjo u konfirmua sot nga autoriteti kombëtar i zjarreve. Përveç kësaj, shumë ndërtesa pësuan dëme katastrofike.
Tërmeti me magnitudë 7,2 që tronditi sot Tajvanin, sipas Administratës Qendrore të Motit (CWA), shkaktoi edhe një cunami të vogël që arriti në disa ishuj në Japoninë jugperëndimore.
Tërmeti goditi në orën 07:58 (23:58 GMT të martën) në një thellësi prej 15,5 kilometrash.
”Epiqendra ishte rreth 25 kilometra në juglindje të Hualien në Tajvanin lindor”, tha CWA.
Ai u pasua nga disa pasgoditje të forta, duke përfshirë një me magnitudë 6,5 ballë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi magnitudën e tërmetit në 7,4 ballë.
Disa ndërtesa në Hualien u dëmtuan rëndë nga lëkundjet e dhunshme, raportuan mediat lokale.
Pamjet treguan një ndërtesë shumëkatëshe të shembur.
Rescue activities at the disaster site in Hualien City, Taiwan#Taiwan #Earthquake #Tsunami #TaiwanEarthquake #China #ishigaki #Hualien #Japan #Terremoto
— Falak Iqbal (@FalakIqbalreal) April 3, 2024
Në qytetin e Nju Tajpeit, i cili rrethon kryeqytetin në veri të ishullit, një magazinë u shemb duke plagosur tre persona, raportuan disa media.
Dëme u raportuan edhe në pjesë të tjera të ishullit. Sipas dëshmitarëve okularë, tërmeti është ndjerë qartë edhe në Tajpei.
Transporti hekurudhor publik u anulua në disa qytete të mëdha të ishullit me një popullsi prej më shumë se 23 milionë banorësh. U ndërprenë edhe shërbimet e trenit ekspres.Pas kësaj dukurie, ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën pak pas orës 6 të mëngjesit. Autoritetet kineze dhanë një deklaratë menjëherë pas tërmetit, duke thënë se ata ishin të gatshëm të ofronin ndihmë në rast fatkeqësie.
BREAKING: Multiple buildings collapse after quake hits eastern Taiwan – witnesses pic.twitter.com/VcdavC7abb
— BNO News (@BNONews) April 3, 2024
Bregdeti lindor i Kinës shtrihet vetëm 180 km (111 milje) nga Tajvani. “Kontinenti është shumë i shqetësuar për situatën dhe shpreh mbështetjen e sinqertë për bashkatdhetarët e Tajvanit të prekur nga fatkeqësia,” -tha Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
Media shtetërore kineze gjithashtu ka raportuar gjerësisht për katastrofën. Kina dhe Tajvani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Tajvani e sheh veten si një vend sovran, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.Një orë pak para tërmetit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në një konferencë ditore deklaroi se 20 avionë ushtarakë kinezë kishin kaluar në zonën e saj të vetëshpallur të mbrojtjes ajrore në 24 orët e fundit.
WATCH: Dashcam captures 7.4 quake on highway in eastern Taiwan pic.twitter.com/P6oJetpML7
— BNO News (@BNONews) April 3, 2024

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































