Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 29 March 2024
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të martën, pasi që punëtorët kanë mbetur pa paga meqë nga 29 shkurti, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare. Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat, raprton Express.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se mbi 1 mijë e 700 punëtorëve të Telekomit dhe mbi 1 mijë punëtorëve të Postës po ju mohohet paga mujore, me të cilat mbajnë familjet.
Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri 12:00, para objekteve qendrore të Telekomit te Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.
“Siç jeni ne dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për tu ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe ne te kaluarën. FSP-PTK ju ka bërë të qartë te gjitha institucioneve shtetërorë edhe me herët por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim te Telekomit te Kosovës është komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje.
FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen edhe mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor te Postes se Kosovës te cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për te cilën punojnë dhe me te cilat mbajnë familjet e tyre. Pagat janë te garantuara me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ndërsa punëtoreve po ju cenohen nga vendimet arbitrare te individëve te korruptuar ne bashkëpunim me krimin e organizuar”, thuhet në e-mailin që u është dërguar punëtorëve të Telekomit.
Të tjera
-
Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani
Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria. S...
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...
-
Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare
Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj...
-
Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë
Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raport...
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...